FIFA detyron Chelsean ta rikthej mbrapsht Higuainin
FIFA ka refuzuar apelin e Chelseas për mundësinë e transferimit të lojtarëve të rinj në afatin kalimtar të qershorit.
Shtëpia botërore e futbollit ka gjetur parregullsi në 29 kontrata të ndryshme, shkruan Indeksonline.
Por Chelsea tashmë duhet të kërkoj që së paku të lejoj transferimin e plotë të Gonzalo Higuain.
Argjentinasi është huazim nga Juventusi me obligim blerje në fund të sezonit, mirëpo nëse nuk i lejohet atëherë ai duhet të kthehet në Torino.
“Blues” do t’i drejtohen TAS (Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv) për ta lejuar kompletimin e transferit të Higuain. /IndeksOnline/