Klopp i gatshëm të nënshkruaj kontratë të re me Liverpoolin
Sipas Calciomercatos, Jurgen Klopp është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë të re me Liverpoolin dhe të shuajë shpresat e skuadrave që dëshirojnë atë.
Trajneri gjerman aktualisht është në garën me Liverpoolin kundër Manchester Cityt për të siguruar titullin e Premier Ligës dhe gjithashtu ka siguruar finalën e Ligës së Kampionëve.
Ai thuhej se është një tifoz i Serie A, me Juventus të cilët kanë qenë të interesuar për të siguruar shërbimet e tij, por si duket gjermani tashmë ka vendosur që të qëndroj në Anfield. /IndeksOnline/