75 Mall Live Search
18:43 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Akuza e Ronaldos: Kur fitojnë është Barcelona e Messit, ndërsa kur humbin fajin e ka Valverde

Ndonëse ishte magjik në ndeshjen e parë në Camp Nou, Messi nuk mundi të bëjë asgjë për të ndalur përmbysjen e Liverpoolit në Anfield, ku anglezët shënuan plot 4 herë.

Kjo padyshim ishte një nga përmbysjet më historike në Ligën e Kampionëve. Ky eliminim i katalanasve ka bërë që shumë prej fansave dhe më gjerë ta vënë nën akuzë trajnerin Ernesto Valverde.

Këtë situate e ka komentuar edhe legjenda braziliane Ronaldo (Fenomeni), i cili ka “kryqëzuar” Messin me fjalët e tij.

Barcelona ka një ekip fantastik. Ata kanë futbollistin më të mirë në botë, Messi, gjithsesi ditën e kaluar dëgjova se humbja ishte për faj të Valverde dhe Coutinho, por kurrë faji i Leos”, u shpreh legjenda braziliane.

“Përkundrazi, kur fitojnë, është Barcelona e Messit që triumfon. Është një padrejtësi e tmerrshme për të gjithë futbollistët dhe stafin”, akuzoi Fenomeni.

“Ndeshja? Intensiteti i Liverpool nuk ishte një surprizë për Barcelonën. Por atyre u mungoi pak fat. Takimi i parë ishte një ndeshje madhështore për Barcelonën me një performancë të jashtëzakonshme të Messit. Në ndeshjen e dytë Liverpool e hëngri Barcelonën me intensitet dhe dëshirë”, përfundoi braziliani, Ronaldo. /IndeksOnline/