Sulm shpërthyes, Arsenal kalon në finale të Europa Ligë
Nuk pati surpriza në “Mestalla”, ku Arsenali mposhti për herë të dytë Valencian, këtë herë me rezultatin 2-4 dhe pas shifrave 3-1 në Londër, kaloi në finale me rezultatin total 7-3.
Ashtu si në Londër, edhe sonte ishte Valencia që kaloi e para në avantazh, me golin e shënuar nga Kevin Gameiro në minutën e 11’, por Arsenali riktheu baraspeshën me Aubameyang dhe më pasi mori avantazhin me Lacazette.
Arsenal ? pic.twitter.com/cT5iM7wLEW
— حصريات ارسنال | AFC (@al_arsenal) May 9, 2019
Gameiro riktheu edhe njëherë baraspeshën në “Mestalla”, por Aubameyang shënoi edhe dy herë të tjera deri në fund, duke vulosur triumfin e Arsenalit, si dhe tripletën personale, që e lejoi të marrë topin në shtëpi.
Finalistja tjetër pritet të përcaktohet nga sfida Chelsea-Eintracht Frankfurt, e cila pas barazimit 1-1 ashtu si në ndeshjen e parë, shkoi në shtesën prej 30 minutave.