75 Mall Live Search
23:36 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Messi i pari në garën për Topin e Artë, kërcënohet nga Van Dijk

Messi vazhdon të jetë favoriti numër një për Topin e Artë për vitin 2019. 10-shi i Barcelonës ndiqet nga Van Dijk, Salah, Mane dhe në vendin e pestë Cristiano Ronaldo.

Pavarëssiht se Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve, Lionel Messi vazhdon të jetë favoriti numër një për të rrëmbyer “Topin e Artë” për vitin 2019.

Ai ka shënuar 48 gola në 47 paraqitje dhe ka asistuar 22 herë për shokët e skuadrës, duke bërë një sezon fantastik, ani pse është vërshuar me kritika pas humbjes 4-0 nga Liverpooli.

Që Messi të fitojë “Topin e Artë”, ka kuotën 1.50 nga bastoret më të mëdha në botë.

Në vendin e dytë është Virgil van Dijk. Ai doli me kockat e thyera nga “Camp Nou”, por ka arritur të marrë revanshin në “Anfield”. Mbrojtësi i Liverpool ka qenë një nga protagonistët e përmbysjes së madhe ndaj Barcelonas në Champions League, duke u konfirmuar një nga qendërmbrojtësit më të fortë në botë.

Entuziazmi pas ndeshjes me Barçën duket se ka prekur edhe kompanitë angleze të basteve, që e kanë ngjitur Van Dijk në vendin e dytë në garën për “Topin e Artë”, me koeficientin 3.50, menjëherë pas Messit.

Finalja e arritur për vitin e dytë radhazi nga Liverpool në Champions ka rritur edhe shanset e Mohamed Salah dhe Sadio Mane për të fituar trofeun prestigjioz.

Dy yjet e Klopp janë në vendin e tretë me koeficientin 8.50. Ata kanë lënë prapa Cristiano Ronaldon e Juventusit, koeficienti i të cilit është 21.00.