Lansohet bashkëpunimi në mes të Justin Bieber dhe Ed Sheeran
Dy emrat më të njohur të muzikës, Justin Bieber dhe Ed Sheeran kanë bashkuar forcat për të sjellur një projekt të përbashkët.
Dyshja kohë më parë kishin lënë fansat të kuptonin se ata kanë punuar një këngë së bashku kur postuar një fotografi të realizuar në të njëjtin vend dhe me të njëjtin përshkrim, shkruan Indeksonline.

Ndërsa tashmë bashkëpunimi i shumëpritur është publikuar, kënga mban titullin ‘I don’t care’ dhe është lansuar në kanalin ‘Youtube’.
Kujtojmë që ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, Justin dhe Ed kishin punuar së bashku edhe në këngën ‘Love Yourself’./Indeksonline/