75 Mall Live Search
10:56 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjakovë, autobusi godet këmbësorin nga Shqipëria

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se sot rreth orës 08:35, në rrugën “ Nëna Terezë” Gjakovë, në afërsi të Gjykatës Themelore , i dyshuari Sh. M., i moshës 35 vjeç nga fshati Skivjan, Komuna e Gjakovës, duke drejtuar autobusin e firmës “ ALPET”, në drejtim të qendrës së qytetit, ka goditur një këmbësorë.

Këmbësori i cili ka marrë lëndime trupore, është A.T.,  rreth moshës 70 vjeç, nga rrethi i Hasit të Shqipërisë, dhe është dërguar në Repartin e Emergjencës, në Spitalin Rajonal “ Isa Grezda “, në Gjakovë. /Indeksonline/