Mozzik: Janë munduar të njollosin moralin, por me suksese kemi arrit deri këtu
Bashkëshorti i Loredanes, Mozzik, në konferencën për media ka thënë se atë çka kanë arritur deri këtu e kanë bërë me punë e sukses.
Ai ka thënë se është këtu që të përkrah gruan e tij Loredanen, që sipas tij, janë munduar të njollosin moralin.

“Ju përshëndes të gjithëve. Ju faleminderit që keni ardhur këtu. Unë jam pro mediave, nuk jam person që ju fy, edhe pse shumica prej juve, jeni munduar që të na njollosni moralin që e kemi kriju, që e kemi kriju me punë dhe me sukses. Unë çfarëdo që ndodh në vazhdim, unë jam përkrahës i saj, jemi bashkë”, ka thënë Mozzik.
“Zoti na ka dhënë talentin, fytin, dhe njerëzit që na njohin, e dinë se çfarë njerëz jemi. Kemi hekë me ardh deri këtu, por gjithcka e kemi bërë me punë dhe me suksese”, ka përfunduar ai./Indeksonline/