75 Mall Live Search
14:31 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Pensionohet Yaya Toure

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Manchester Cityt ,Yaya Toure, ka vendosur që të pensionohet.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka luajtur ndeshjeb e fundit për Olimpiakos dhe tani ka vendosur që ti japë fund karrierës së tij si futbollist.

Lajmin për pensionimin e Yaya Toure e ka bërë të ditur vetë agjenti i lojtarit.

Mesfushori mbahet mend gjatë për tre vitet që kaloi tek Barcelona (2007-2010), ku fitoi 1 Superkupë, 1 Copa del Rey, 2 La Liga, 1 Champions League, 1 Superkupë Europe dhe 1 Botëror Klubesh.

Ndërkohë që nga viti 2010-2018 ka luajtur me Manchester City, ku arriti të fitore 3 Premier League, 1 Fa Cup, 2 Kupa të Ligës dhe 1 Community Shield.

Në Angli mban rekordin si lojtari i pagabueshëm nga pika e bardhë e penalltisë, në 11 raste nuk ka humbur asnjë, duke mbetur i saktë 100%.

Ndërkohë që më herët, në sezonin 2005-06 me Olympiacos fitoi një kampion në Greqi dhe një kupë.Në kombëtaren e Bregut të Fildishtë është tre herë pjesëmarrës në Kupën e Botës, ndërsa 4 herë është shpallur lojtari më i mirë afrikan dhe ka fituar një Kupë Afrike. /IndeksOnline/