75 Mall Live Search
14:34 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

PSG, 80 milionë euro për yllin e Napolit

PSG është duke planifikuar që të bëj ofertë për mesfushorin e Napolit, Allan gjatë verës.

Gazeta franceze L’Equipe ka shprehur se do të ketë një takim mes drejtuesve të PSG në Katar sot, ku pronarët e klubit do të diskutojnë qëllimet e tyre për afatin e transferimeve të verës dhe se Allan është objektivi i tyre kryesor.

Lajmet nga Franca pretendojnë se kampionët francezë janë duke bërë gati ofertën prej 80 milionë eurosh për brazilianin dhe janë të bindur se De Laurentiis do të pranoj ofertën.

Për lojtarin PSG gjithashtu kanë qenë të interesuar gjatë afatit dimror por drejtuesit e Napolit kishin shprehur se nuk janë të interesuar për ta lënë brazilianin që të largohej. /IndeksOnline/