75 Mall Live Search
19:43 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia e gatshme për protestën e nesërme

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë kaluar në gadishmëri për protestën e nesërme të opozitës.

Ora 18:30 e së shtunës do i gjejë sërish opozitaret në sheshin para Kryeministrisë në protestën e katërt kombëtare për largimin e Edi Ramës.

Opozitarët kanë lajmëruar se protesta e së shtunës do të jetë vendimtare, shkruan tch. Grupi organizator po merret me detajet e fundit, ndërsa burime bëjnë me dije se protesta do të zgjasë per me shume se 3 orë.