75 Mall Live Search
22:32 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

FC Prishtina mesazh Llapit: ”Blla, blla, blla”, shihemi nesër në fushë!

Derbi mes Prishtinës dhe Llapit në futboll që do të zhvillohet nesër vetëm sa po shkon duke u bërë më i nxehtë.

Skuadra e Prishtinës përmes një postimi në Facebook kanë thënë që Llapi i ka kërkuar vetëm 700 bileta për ndeshjen e nesërme që do luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Vetëm 700 bileta janë kërkuar nga kundërshtari i nesërm …Blla, blla, blla”, shihemi nesër në fushë Përpara Prishtinë!”, shkruhej në statusin e Prishtinës.

Ndeshja zhvillohet nga ora 16:00 dhe është vendimtare për titull. Dy ekipet i kanë pikët e barabarta./Indeksonline/