Dy skuadrat e mëdha spanjolle mund të dënohen nga FIFA me bllokim transferesh
Dy skuadrat e mëdha spanjolle, Valencia e Villareal mund ta ketë fatin e Chelseat. FIFA ka hapur dosjet e tyre dhe është duke hetuar disa parregullësi në transferimet e lojtarëve të rinjë.
Valencia e Villareal po akuzohen për shkeljen e nenit 19 të rregullores së FIFA-s.
Deri më tani të gjitha ekipet që janë hetuar për këtë çështje, kanë përfunduar duke u sanksionuar nga FIFA.
Dy skuadrat spanjolle dyshohet se kanë transferuar lojtarë të ri duke fshehur dosjet e tyre.
Në rast se konfirmohen shkeljet, Valencia e Villareal do të dënohen me ndalim transferesh së paku në dy afatet e ardhshme./Indeksonline/