Vjedhin vegla pune, arrestohen tre persona në Vushtrri
Tre persona janë arrestuar pasi në një shtëpi në Vushtrri kanë vjedhur disa vegla pune.
Dy prej tyre janë dërguar në mbajtje derisa i dyshuari i tretë është liruar.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që të njëjtit në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar kanë vjedhur disa vegla pune. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/