Arsenali i shkruan UEFA-s, kërkon siguri speciale për këtë futbollist
Arsenali ka lëshuar një deklaratë duke i kërkuar UEFA-s garancitë për sigurinë e Henrikh Mkhitaryan në finalen e Europa League.
Finalja do të luhet në Baku, ndërsa është vënë në pikëpyetje prania e yllit armen për shkak të tensioneve të vazhdueshme midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
“Siguria e të gjithë lojtarëve tanë është me rëndësi të madhe. Ne jemi duke kërkuar garanci nga UEFA për të pasur siguri maksimale ndaj Henrikh Mkhitaryan.
Garancitë e pranueshme nuk janë marrë akoma, dhe ne shpresojmë që UEFA do të ketë përgjigje.
Jemi të shqetësuar se vendndodhja e futbollistit tonë të bëjë që ai mos të luaj në finale” thuhet në deklaratën e Arsenal./Indeksonline/