75 Mall Live Search
12:33 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

​Pakënaqësi brenda PSD-së

Është mbushur një vit që kur PSD-së i janë shtuar një numër i madh anëtarësh, kryesisht ata që kanë dal nga Lëvizja Vetëvendosje. U tha se tanimë Kosova do të ketë një parti të mirëfilltë socialdemokrate. Mirëpo, pritjet duket se nuk janë realizuar. Mos mbështetja në popull duket se ka mërzitur anëtarët e mëhershëm të kësaj partie.

Ish-sekretari i Partisë Socialdemokrate, Agim Smaka thotë për se pas aderimit të ish-anëtarëve të Vetëvendosjes, kanë pritur që do të kenë më shumë përkrahje të qytetarëve, se sa kanë momentalisht. Duke folur për riorganizimin e partisë, hapjen e degëve të reja të PSD-së në qytete të ndryshme, Smaka nuk po i konsideron si të tilla.

Sipas tij, po riaktivizohen ato të mëhershmet. Duke përmendur ndikimin e tyre në parti, ai shprehet se pavarësisht gjithave, në marrëveshjen e bërë, ata janë marr vesh që të ketë përqindje të caktuar, në mënyrë që të jenë të barabartë në parti.

Por ndryshe shprehet, kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti, i cili është kundërshtues ndaj këtyre pretendimeve.

Ai thotë se nuk ka asnjë lloj ndarje mes gardës së vjetër dhe asaj që janë inkuadruar tanimë. Për dallim nga kryetari Ahmeti, pakënaqësi brenda PSD-së po sheh dhe analisti politik, Rasim Aliaj.

Ai thotë se idea e marrjes së një pjese të elektoratit të Vetëvendosjes, nuk po i jep rezultatet e pritura dhe për këtë, sipas tij, kanë lindur dallime brenda partisë.

PSD-ja momentalisht ka dymbëdhjetë deputet në Kuvendin e Kosovës.