75 Mall Live Search
14:01 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Akili mposhtet, por me një fitore i sjell Kosovës medalje

Akil Gjakova është një fitore larg ngjitjes në podium në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudisti ynë do të garojë në luftën për medaljen e bronztë përmes repesazhit, kategoria -73 kg.

Akili do të luftojë me Rustam Orujov të Azerbajxhanit, medalist i argjendtë i Lojërave Olimpike Rio 2016.

Gjakova sot shënoi tri fitore, ndërsa u mund në çerekfinale.