Klubi i njohur i Serisë A po shitet, ja kush janë pronarët e rinjë
Nuk bëhet fjalë për ndonjë ndërrim steme ose trajneri, por për presidencën e klubit.Agjencia italiane e lajmeve, “ANSA” ka bërë të ditur se presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero po mendon seriozisht që ta shesë klubin. Fondi anglez Aquilor i ka bërë një ofertë presidentit.
120 milionë euro është shifra e paraqitur për të blerë klubin. Aquilor i ka premtuar Ferreros që do të qëndrojë në krye të klubit edhe për disa muaj përfshirë merkaton e verës.
Sipas burimeve paratë e Aquilor vijnë nga investitorë arabë, të cilët duan të përhapin influencën e tyrë edhe në Itali. Mos harrojmë se disa nga klubet më të mëdha në Europë si PSG dhe Manchester City drejtohen nga arabët.