75 Mall Live Search
18:59 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Prishtina feston si ta kishte fituar titullin

Prishtina ka mposhtur Llapin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra nga kryeqyteti e festoi këtë fitore si të kishin fituar kampionatin, shkruan Indeksonline.

Drejtuesit së bashku me futbollistët dhe stafin pas ndeshjes u mblodhën së bashku për të festuar.

Kujtojmë se Prishtina është në pozitën e dytë me 72 pikë, dy më pak se Feronikeli dhe në dy xhirot e ardhshme e pret Trepçën ’89 dhe i shkon Niklit në xhiron e fundit ku pritet të vendosur titullin. /IndeksOnline/