Pas përfundimit të ndeshjes me Prishtinën, krijohet kolonë për Podujevë
Sot në kryeqytet është zhvilluar kryendeshja e xhiros së 31-të mes Prishtinës dhe Llapit, ku përfundoi me rezultat 1-0.
Duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes, interesimi ishte mjaft i madh nga të dyja palët.

Një numër i madh i tifozëve llapjanë kishin ardhur në stadium për të përkrahur skuadrën e tyre.
Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Prishtinës nisën festën, ndërsa ata llapjan mësynë Podujevës.

Si pasojë e kësaj është krijuar kolonë në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Siç shihet në këto pamje të Indeksonline, veturat po presin në kolonë për të shkuar për në Podujevë.

