Reagojnë “Plisat”: Ne nuk i kemi therrur tifozët e Llapit
Tifogrupi “Legjendat” dhe udhëheqësi i tyre Bajram Bejtullahu, më herët përmes një njoftimi në Facebook deklaruan se “Plisat” e Prishtinës kanë sulmuar ata pas ndeshjes, ku si pasojë 6 tifozë llapjanë kanë mbetur të therrur.
Mirëpo këtë e kanë mohuar “Plisat” përmes një reagimi ku shkruan:
REAGIM:
“Pasi pamë lajmin se në media po qarkullojnë titujt me shkrimet “Plisat therrin 6 tifozë të Llapit”, duam të theksojmë se të gjitha këto janë gënjeshtra, Plisat si grup nuk janë të përfshirë në këto ngjarje”