Goli i ditës: Belotti shënon në mënyrë akrobatike
Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti u tregua vendimtar sot në ndeshjen kundër Sassuolas. Ai arriti që të shënoi dy gola në fitoren 3:2 të Torinos që ia mban gjallë shpresat për t’u kualifikuar në garat evropiane.
Edhe pse pati një performanc mjaft të mirë sulmuesi italian, ajo që ra më së shumti në sy ishte goli i dytë i tij.
Ai arriti që për mrekulli ta shfrytëzoj krosimin e De Silvestrit, duke shënuar gol me gërshërë.
Ky ishte goli i 15-të në këtë sezon të Series A për Belottin./Indeksonline/
Andrea Belotti?
— – (@i_kRem9) May 12, 2019
pic.twitter.com/papp9Nrogs