Veseli thërret mbledhjen e Kryesisë, caktohet seanca për formimin e Tribunalit për krimet serbe
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar sot shefat e Grupet Parlamentare për të mbajtur mbledhjen e Kryesisë nga ora 11:00.
Në këtë mbledhje pritet të caktohet seanca parlamentare për të vazhduar më tutje me jetësimin e procedurave të ardhshme për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.
Kësisoj, Kryesia sot do të caktoj një seancë për ditën e enjte, në të cilën do të votohet për themelimin e Komisionit Shtetëror për Tribunalin Ndërkombëtar për krimet serbe.
Po ashtu në këtë mbledhje të Kryesisë do të diskutohen edhe propozimet e Veselit për ditën e gjenocidit, muzeun e gjenocidit si dhe memorialin e dëbimit.