Rrëzohet punëtori në Prizren duke çmontuar skele
Një person është lënduar në Prizren dje pasdite, i cili u rrëzua derisa po çmontonte skele.
“Një mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga një lartësi derisa ishte duke i çmontuar disa skele. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/