Policia tregon arsyen e arrestimit të Molliqajt
Policia e Kosovës është deklaruar për arrestimin e deputetit të Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi që kishte një urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Sot, konform detyrimit ligjor, policia ka realizuar një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Përgjithshëm. Urdhër – arresti është e nxjerrë me datën 12.05.2019, dhe në të janë specifikuar detyrimet, për policinë, që i pandehuri D.M, të dërgohet në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë themelore”, thuhet në njoftimin për media të Policisë Rajonale të Prishtinës.
Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës./Indeksonline/