75 Mall Live Search
23:57 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha befason të ëmën, në Ditën Ndërkombëtare të Nënës

Dje është shënuar Dita Ndërkombëtare e Nënës, të gjithë kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të uruar personin më të veçantë për ta.

Për këtë ditë, edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha ka vendosur ti bëjë të ëmës një surprizë të këndshme.

29 vjeçarja në një postim në Instagram ka publikuar disa video në të cilat ka treguar se ka dërguar nënë e saj në një dyqan të markës së njohur ‘Channel’

 “Çanta e parë Chanel e nënës. Të dua dhe ti meriton një milion çanta Chanel”, ka shkruar Bebe përkrahë imazhit./Indeksonline/