75 Mall Live Search
07:59 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Ambasadorja Çitaku për iftar në Shtëpinë e Bardhë, tregon se për çfarë bisedoi me Trump

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Amerikë mbrëmë ka marrë pjesë në iftarin e shtruar në Shtëpinë e Bardhë.

Me këtë rast ajo është takuar me presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

Çitaku presidentit amerikan i ka folur për Kosovën, për kulturën e sfidat me të cilat përballet.

Për takimin me Trump dhe iftarin  në Shtëpinë e Bardhë, Çitaku ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të shoqëruar edhe me disa foto.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Donald J. Trump. Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve. Po ashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri”, ka shkruar ajo.

Image may contain: 3 people, people smiling

Në këtë darkë të pranishëm, sipas ambasadores Çitaku kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë e personalitete të tjera. /Indeksonline/

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 5 people, people smiling, people standing, suit and indoor