75 Mall Live Search
10:40 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Trepça ’89 mund të jetë në Ligën e Parë dhe të luaj në Ligën e Evropës

Nuk ndodh shpesh që një skuadër të bie nga kategoria dhe të luaj në garat evropiane.

Megjithatë me këtë situatë mund të ballafaqohet skuadra e Trepçës ’89. Ekipi mitrovicas është duke luftuar për ekzistencë në Superligë dhe ka pikë të barabarta me Flamurtarin që është në zonën e barazhit, shkruan Indeksonline.

Këtë të mërkurë do të luaj kundër Prishtinës ndërsa javën e ardhshme me Kekun.

Trepça 89 është në finale të Digitalb Kupës dhe nëse arrinë të mposht Feronikelin do të siguronte pjesëmarrje në parakualifikime të Ligës së Evropës.