75 Mall Live Search
11:44 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Luftë e ashpër edhe në Ligën e Dytë

Një garë shumë interesante po zhvillohet edhe në Grupin B të Ligës së Dytë, me disa skuadra që dëshirojnë promovimin në Ligën e Parë.

Ulpiana, Minatori, Dardana dhe Lepenci janë ekipet që mbajnë 4 pozitat e para në tabelë dhe diferenca mes vendit të parë dhe të katërtë është vetëm 3 pikë.

Lepenci i Kaçanikut ndodhët në vendin e 4-të dhe me një fitore eventuale ndaj Ulpianës në derbin e javës së ardhshme me shumë mundësi do të fitonte të drejtën për barazh. /Indeksonline/