Aeroplani i Merkel-it goditet nga një furgon
Aeroplani qeveritar i kancelares gjermane, Angela Merkel është goditur nga nja furgon.
Sipas raportimeve të fundit thuhet se personi që goditi aeroplanin në aeroportin e Dortmuntit ishte një simpatizant që ka kërcyer për të realizuar një fotografi, por ka harruar të ngrejë frenin e dorës dhe vetura ka lëvizur ngadalë tek pjesa e përparme e aeroplanit.

Tutje u theksua se shoferi i këtij furgoni ishte një punonjës i aeroportit, transmeton Indeksonline.
Forcat ajrore gjermane konfirmuan në Twitter se Merkel u kthye në Berlin me helikopter gjatë të hënës pasi avioni i saj ishte dëmtuar nga makina në fjalë, por duke mos dhënë detaje shtesë./Indeksonline/