75 Mall Live Search
14:53 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Krijohet një liqen artificial në Prishtinë

Të shumta kanë qenë reshjet e shiut përgjatë ditëve të kaluara, sidomos gjatë 24 orëve të fundit.

Por këto reshje të shiut kanë shkaktuar dëme edhe në Prishtinë, saktësisht në afërsi të stacionit të autobusëve.

Në disa fotografi të dërguara në Indeksonline shihet se sa shumë ujë është mbledhur nën urën e stacionit të autobusëve, gjë kjo e cila ndodhë gjithmonë nga reshjet e shiut por që nga Komuna nuk është ndërmarrë asgjë.

Padyshim se në pamjet e sotshme ky vend ngjason në një ‘liqen artificial’./Indeksonline/