Reshje të borës në Kosovë
Moti këtë javë është përkeqësuar dukshëm. Të reshurat e shiut kanë pushtuar vendin që nga mëngjesi, porse në Rugovë të Pejës ka pasur edhe reshje të borës, transmeton Indeksonline.
Mot i ngjashëm është në gjithë Ballkanin. Edhe në Bosnjë sot kishte të reshura të borës./Indeksonline/