75 Mall Live Search
18:24 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Kundërshtari i Kosovës emëron trajnerin e ri

Federata Bullgare e Futbollit ka angazhuar Krasimir Balakov si trajner të ekipit Kombëtar për të synuar një vend në Kampionatin Evropian.

Balakov ka zëvendësuar Petar Hubçev në stol, i cili dha dorëheqje pas barazimit në dy ndeshjet e para kualifikuese ku njëra ishte kundër Kosovës.

Balakov do të debutoj në muajin qershor me Bullgarinë në dy ndeshjet kundër Republikës Çeke si mysafir dhe pret Kosovën në Sofje. /IndeksOnline/