75 Mall Live Search
11:16 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Pejë për ndërtime pa leje mbi banesë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Pejë, i cili kishte filluar të ndërtoj diçka pa pasur leje ndërtimi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në objektin banesor, ka filluar mbindërtimin  me konstruksione metalike për të cilën nuk  posedon leje ndërtimi”, thuhet në raport.

Sipas policisë, i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/