Kamenicë: Rrahu nënën e saj, arrestohet e bija
Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Kamenicë, e cila dyshohet se e ka rrahur nënën e saj.
“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi që njëjta e ka sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër K/Shqiptare”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.
Sipas policisë, e njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/