75 Mall Live Search
14:55 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Rrënohet një pjesë e objektit në qendër të Pejës

Inspeksioni i Komunës së Pejës ka nisur sot rrënimin e një kati të një ndërtese që ndodhet në qendër të qytetit.

Zyrtarët komunal të asistuar nga Policia e Kosovës kanë hequr materialin e vendosur sipër objektit pasi që pronari për të nuk kishte leje ndërtimore, raporton Indeksonline.


Objekti që është rrënuar është pronë e biznesmenit, Bekë Zeka. Zyrtarë komunal në Pejë kanë thënë se punimet për të rrënuar pjesën e sipërme të objektit do të vazhdojnë ende.

Nuk është raportuar për persona të arrestuar./Indeksonline/