75 Mall Live Search
16:15 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Isa Mustafa takohet me ambasadorin Kosnett

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin Kosnett për qëndrimet dhe vlerësimet e LDK-së mbi korrupsionin e lartë në vend, dëmtimet nga ana e Qeverisë e marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë, përplasjet e udhëheqësve të institucioneve më të larta dhe rreth dialogut me Serbinë.

Njëkohësisht, kryetari Mustafa shpalosi programin e LDK-së mbi zhvillimin ekonomik, uljen e papunësisë, përmirësimin e arsimit, të shëndetësisë dhe forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit. Në fund, kryetari Mustafa falënderoi SHBA-të për mbështetjen e pazëvendësueshme që i kanë dhënë Kosovës gjatë gjithë kohës, ndërsa uroj që partneriteti me SHBA-të të thellohet edhe më tutje.

Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Kujtim Shala.