75 Mall Live Search
23:59 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Allegri: Futbolli është si jeta, vjen e shkon, unë ika në deti!

“Kanë qenë pesë vite dashuri.”, kështu i ka përshkruar Allegri rrugëtimin e tij në Juventus.

Tekniku italian së fundmi u shkarkua nga pozita e trajnerit të kampionit italian. Ky vendim i bordit të “Zonjës së Vjetër” erdhi pas dështimit në “Ligën e Kampionëve.

Allegri ka folur për herë të parë pas shkarkimit për mediat italiane, transmeton Indeksonline.

Ai u pyet nga gazetari se ku do të shkoj tani.

“Në shtëpi. Tani do të shkoj pak në det.” , tha italiani.

Ndërsa në pyetjen se kush do ta zëvendësoj, Allegri tha se nuk e di. “Nuk e di se kush do të shkoj në stol, nuk e di kush. Megjithatë, ata do ta zgjedhin një trajner të madh sepse Juventus është një ekip i madh. Ato pesë vite kanë qenë të mrekullueshme, dashurie. Pesë vjet për mua janë shumë.”, u shprehë italian.

Tutje, ai tregoi se ka marrë një ofertë pune menjëherë në Itali.

“A ju ka thirrur Berluskoni në Monza? Po e vërtet.”, u përgjigj Allegri duke buzëqeshur. /Indeksonline/