Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur mes një veture dhe kamionete, derisa ende nuk dihet a ka të lënduar.
Në fotografitë e siguruara nga Indeksonline nga vendi i ngjarjes shihet vetura e përfshirë në aksident e cila ka të dëmtuar pjesën e përparme.
