Dosja që trazoi Shqipërinë, ‘Niçja’ kërkon lirinë nga burgu
Gjykata për Krimet e Rënda refuzon kërkesën për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve. I njohur edhe me pseudonimin “Nicja”ai kërkoi zbutje te masës “arrest ne burg”, duke pretenduar mungesë të provave.
Nga ana tjetër, prokurori kërkoi lënie të pandryshuar të masës me argumentin se nuk ka kushte të reja ligjore që mund të cojnë në ndryshimin e saj. Kjo është hera e pestë qe “Nicja” kërkon lirim nga qelia.
Në përgjimet e Prokurorisë del në komunikime me bandën e Avdylajve dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako në pazare për blerje votash dhe ndarje pushteti.
Dosja e famshme 339 po trazon politikën prej muajsh. Opozita dogji mandatet dhe është në rrugë duke akuzuar Ramën se ka ardhur në pushtet me vota të blera përmes parave të krimit.