Valverde pyet mediat: Ku mund të luaj Griezmann te Barca?
Ernesto Valverde ka folur para mediave për ndeshjen ndaj Eibar.
Trajneri i Barcelonës është pyetur për blerjen e mundshme të Griezmann.
Ai ka pyetur mediat se ku mund të luante sulmuesi francez te Barca.
“Do të shohim çfarë do ndodhë. Griezmann është lojtar i shkëlqyer, e kemi thënë këtë disa herë, erdhi apo nuk erdhi te ne. Është supozim, por nëse vije tek ne ku thuani ju se mund të luaj ai? Klubi është duke menduar ndryshime në verë dhe ne do të flasim për këto në tjera intervista” ka thënë Valverde./Indeksonline/