Bie qeveria, kancelari Kurz shpall zgjedhjet e parakohshme në Austri
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka njoftuar se vendi do të mbajë zgjedhjet e parakohshme sa më shpejtë që është e mundur pas dorëheqjes së zv.kancelarit Heinz-Christian Strache.
“Mjaft është mjaft” ka deklaruar për media Kurz. Ai ka theksuar se nuk do të insistoj të qëndroj në koalicion me partinë e zëvëndëskancelarit, pasi kjo parti është futur në disa skandale të ndryshme, shkruan Euronews, transmeton Indeksonline.
Austria udhëhiqet nga koalicioni midis Partisë Popullore të Kurzit dhe FPÖ-së së Strache-së.
Zëvendëskancelari austriak, Heinz Christian Strache, ka dhënë dorëheqje pas publikimit të një incizimi sekret, ku shihet duke i ofruar një përfitueses ruse kontratat e qeverisë, në këmbim të mbështetjes politike.
Incizimi u publikua nga gazeta Der Spiegel, ku ai shihet duke i ofruar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitet sikur investitore e pasur nga Rusia.
Kjo ngjarje kishte ndodhur më 2017 në Ibiza, disa muaj para se zgjedhjeve parlamentare në Austri, ku Strache u emërua zëvendëskancelar./Indeksonline/
