75 Mall Live Search
12:22 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Serbët: Njohja e pavarësisë së Kosovës, zgjidhja e vetme e dialogut

Portali serb “Danas” ka bërë një sondazh në faqet e tyre të internetit me pyetjen “Si mendoni se çështja e Kosovës do të zgjidhet me qeverinë e tanishme?”.

42% e votuesve në ‘Facebook’ votuan se çështja e Kosovës do të zgjidhet me njohjen e pavarësisë nga ana e Serbisë, ndërsa 38% votuan se kjo çështje nuk do të zgjidhet me qeverinë e Vuçiqit, kurse 21% e tyre menduan se do të ndodhë demarkacioni.

I njëjti sondazh i bërë në Twitter, ku votuan rreth 600 qytetarë. Mbi 50% e votuesve mendonin se Serbia do ta njohë Kosovën.  Disa nga komentuesit shkruanin se duhet të pajtohen dy popujt në mënyrë që të merren me çështje tjera me rëndësi./Indeksonline/