DnV tregon përqindjen e daljes në votime deri në ora 16:00
Demokracia në Veprim (Dnv) e cila po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në katër komunat veriore ka bërë të ditur se deri në ora 16:00 procesi i zgjedhjeve ka shkuar në mënyrë të rregullt.
Përmes një konferencë të mbajtur për media vëzhguesit e DnV kanë deklaruar se përqindja e daljes së qytetarëve në këto zgjedhje është më e madhe krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.
“Deri në ora 16:00 procesi ka shkuar në mënyrë të rregullt. Ka pasur disa parregulluari që janë raportuar, është raportuar për 23 votime familjare në 23 vendvotime në katër komuna, ka pasur ankesa sa i përket listës së votuesve, janë raportuar 6 raste. Po ashtu edhe 5 raste janë raportuar se kanë votuar jashtë kabinës së votimit, dhe dy raste kanë qenë se kanë tentuar të votojnë dy herë”, u tha tutje në konferencën për media.
Sipas vëzhguesve të DnV dalja e qytetarëve për të votuar deri në ora 16:00 ishte 35%, transmeton Indeksonline.
Në Zubin Potok dalja e qytetarëve për të votuar ishte 39%, në Zveçan 38%, Leposaviq 34% dhe në Mitrovicën veriore 33%./Indeksonline/