Këto janë dy ndeshjet e barazhit
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Superligës dhe Ligës së parë të Kosovës.
Tashmë katër skuadra do të luftojnë për dy vende në Superligë në ndeshjet e barazhit, shkruan Indeksonline.
Trepça ’89 përfundoi sezonin në vendin e nëntë dhe do të luaj me Vëllaznimin që ka përfunduar në vendin e katërt në Ligën e parë.
Në ndeshjen tjetër Gjilani i vendit të 10-të do të takohet me Besën që në Ligën e parë përfundoi në vendin e tretë.
Ndeshjet e barazhit do të luhen në teren neutral në një vend dhe datë të caktuar nga FFK. /IndeksOnline/