Aksident në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, në afërsi të menzës së studentëve.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, një e llojit Golf 4 dhe një Audi. Në redaksinë e Indeksonline janë dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se tashmë aty kanë arritur edhe policia.
Nuk ka të lënduar, përpos dëmeve materiale që i janë shkaktuar makinave në fjalë./Indeksonline/