Thyenin lokalet në Podujevë, Policia arreston një nga të dyshuarit, dy të tjerë në arrati
Gjatë mbrëmjes së kaluar disa lokale janë thyer në Podujevë. Me këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në flagrancë.
Përpos personit të arrestuar në arrati janë edhe dy të tjerë nga një grup i njohur tashmë për Policinë e Kosovës.
Sipas burimeve të Indeksonline të njëjtit dyshohet për thyerje të njëpasnjëshme të lokaleve si dhe grabitjes në këto lokale.
Pas arrestimit të një prej pjesëtarëve të këtij grupi, Policia po vazhdon kërkimin e dy të dyshuarve të tjerë./Indeksonline/