75 Mall Live Search
09:26 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Sami Lushtaku dhe të tjerët shpallen të pafajshëm në rastin “KEK-u”

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin “KEK-u”.

Bashkë me Lushtakun janë shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit në këtë rast, raporton Indeksonline.

Vendimi i Gjykatës u dha sot në mëngjes. Lirimin e Lushtakut e ka konfirmuar avokati, Arianit Koci./Indeksonline/