75 Mall Live Search
09:57 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Keni aplikuar për lotarinë, por jetoni jashtë? Ambasada amerikane ka një njoftim

Për të gjithë aplikantët e lotarisë amerikanë, por që jetojnë jashtë Shqipërisë, ambasada amerikane në Tiranë ka bërë sot një tjetër njoftim në Facebook,.

Njoftimi

“Jeni aplikant i Lotarisë? Nëse keni jetuar jashtë Shqipërisë më shumë se gjashtë muaj, ju duhet të merrni një vërtetim penal nga ai shtet si pjesë e aplikimit tuaj. #PyetAnen”shkruhet në postimin në facebook të Ambasadës Amerikane.