75 Mall Live Search
09:57 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Kryeprokurori Beka konfirmon arrestimin e Ismet Osmanit “Currit”

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar arrestimin e disa personave sot në mëngjes nga Policia e Kosovës.

Ai për Indeksonline ka thënë se ka informacion që kanë ndodhur disa arrestime, mirëpo sipas tij me këtë rast është duke u marrë një prokuror tjetër dhe tashmë ai ndodhet në seancë.

“Po kanë ndodhë disa arrestime, mirëpo më shumë nuk kam informacion sepse prokurori që po merret me rastin ndodhet në seancë”, ka thënë shkurt Beka.

Rikujtojmë se arrestimi i Ismet Osmanit, i njohur me emrin Curri është bërë në lagjen “Marigona” në Prishtinë.

Po ashtu gjatë këtij aksioni është arritur të arrestohen edhe dy bashkëpunëtorë të Currit, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani, ndërsa në kërkim të policisë është edhe Rrahim Hashimi./Indeksonline/